Vrau fëmijën 2-vjeç në kopësht, dënohet me burgim të përjetshëm edukatoria

0
221

Një edukatore në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau një fëmijë 2-vjeç në kopshtin ku ajo punonte në Firzen.

Gjykata e Monchengladbach dha dënimin ditën e premte për Sandra M. mbiemri i të cilës u mbajt i fshehtë për shkak të privatësisë.

Sipas dëshmive në gjykatë, gruaja shtypi gjoksin e të miturës duke i shkaktuar problem në frymëmarrje. Fëmija i identifikuar me emrin Greta, ndërroi jetë dy javë pasi ndodhej në spital.

Ndërkohë në gjykatë fëmijët e tjerë rrëfyen se ajo kishte ushtruar dhunë edhe ndaj tyre.

Gruaja e mohoi krimin, por sipas ligjit gjerman ajo tashmë ka të drejtë të kërkojë lirim të parakohshëm vetëm pas 15 vitesh.

(R.G/Faxweb.al)