Vrau Griselda Gjikolajn, dënohet me burg përjetë Robert Perpepaj

0
235

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Perpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj.

Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert  Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi. Siç raporton gazetari Ermal Vija, ndaj Përpepajt prokuroria  ngriti akuzën e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.

Ngjarja e rëndë  ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018. I plagosur mbeti edhe shoku i Gjikolajt, Erion Benga. Ronald Muzhaqi u arrestua nga policia në një banesë në kryeqytet dy ditë pas ngjarjes.