Vrau gruan dhe e hodhi në gropën septike, dëshmi tronditëse për autorin: Ishte i sëmurë psiqik, policia nuk e kishte arrestuar pavarësisht denoncimeve të viktimës
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Zemblak të Maliqit. Bashkëshorti vrau gruan e tij dhe me pas e hedh në gropën septike.
Burime bënë me dije për Fax News se shqetësimi për humbjen e kontakteve me viktimën është ngritur fillimisht nga nëna e saj, e cila ka njoftuar policinë lokale. Burime thonë se çifti ishte në proces divorci dhe nga muaji Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.
Në kushte të tilla 46 vjeçarja Luiza Mullalli jetonte në banesë se bashku me fëmijët e saj ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër.
Ditën e djeshme autori Gjergji Mullalli duke shfrytëzuar faktin se ish bashkëshortja ka qenë e vetme në banesë dhe i ka shkaktuar vdekjes bashkëshortes në rrethana ende të pasqaruara nga policia dhe më pas e ka hedhur në gropën septike, e cila ndodhet pas shtëpisë.
Autori pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur për policinë lokale e cila është vënë në kërkim të autorit të kësaj ngjarje të rëndë.
Babai i viktimës duke folur për mediat mes dhimbjes për humbjen e rëndë, është shprehur se policia e kishte thirrur disa herë 47-vjeçarin, por nuk e kishte proceduar apo ndaluar.
“Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda.
Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart.
Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar.
Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tregoi babai i 46-vjeçares.
Renato Telha, trajneri i djalit të Luiza Mullallit, 46-vjeçares së vrarë në Maliq nga bashkëshorti i saj ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai shprehet se familja Mullalli ka pasur probleme për shkak të autorit të ngjarjes.
Sipas trajnerit, vetë djali 21-vjeçar i familjes rrëfente se prindërit e tij ziheshin, i ati pinte alkool dhe ishte xheloz. Telha shprehet se i kishte thënë shpesh djalit se Gjergj Mullalli “ishte i sëmurë psikik”.
Renato Telha: Jam trajneri i çiklizmit të Skënderbeut dhe djalin e kësaj familjeje ka 8 vjet që e kam në ekip. Është një çiklist shumë i mirë, djalë i mirë. Probleme ka patur me familjen.
Ju ka treguar, çfarë problemesh?
Renato Telha: Na tregonte që ziheshin sa herë i ati me të ëmën.
Për çfarë arsyeje ziheshin?
Renato Telha: Po arsye xhelozie.
Ka shfaqur ndonjë problem bashkëshorti i viktimës?
Renato Telha: Ai ishte i sëmurë, ishte i sëmurë psiqik, i thosha sa herë Nuriut, ore Nuri kurojeni këtë se s’është në rregull. “Jo, babi është mirë”, thoshte. Ça t’i bësh!
Pinte alkool i ati?
Renato Telha: Shumë. Ai fëmijë sa herë shqetësime. Nuk e la njëherë që të vinte në garë dhe të bënte një garë tamam. Sa herë shqetësime, shqetësime.
Po zonjën e njihnit, viktimën?
Renato Telha: E njihja, ishte një grua shumë e mirë, e mrekullueshme. Çfarë të them?
Po çfarë mund ta ketë shtyrë të ketë ndodhur kjo ngjarje?
Renato Telha: Ishte i sëmurë ai, ishte i sëmurë psiqik.
Ju thatë xhelozia.
Renato Telha: Xhelozia.
Ishin edhe në prag divorci.
Renato Telha: Po.