Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të së hënës në Tiranë. Në një banesë në zonën e Treshit u gjet i varur një profesor amerikan 53 vjeçar, Matthew James Wertz që punonte në një kolegj privat ‘Albanian College Tirana’ dhe më pas u gjet e pajetë dhe gruaja e tij të cilën e kishte mbytur, së bashku me dy qentë po ashtu të vrarë prej tij.
Policia ka gjetur disa letra, dorëshkrime që janë lënë nga shtetasi amerikan, ku shpjegonte shkaqet që e çuan në këtë tragjedi.
Ai drejtohej përmes një letre prindërve të tij për shkaqet dhe u kërkonte ndjesë për veset që ai kishte në të kaluarën, duke shkruar “Më fal baba!”.