Vrau ish-bashkëshorten, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton Bengajn

0
123

Prokuroria e Fierit ka kërkuar burg përjetë për Elton Bengajn i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Autori i krimit akuzohet gjithashtu edhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 10 tetor të vitit 2021 në fshatin Zhupan në Fier.

Autori Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”. Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 10 tetor të vitit 2021 në fshatin Zhupan në Fier. Mbrëmjen e datës 10.09.2021, Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga Policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.