Vrau ish-bashkëshorten shtatzënë në oborrin e spitalit, autori i jep fund jetës pasi refuzoi të dorëzohej në polici

0
100

Sokol Halili, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij në oborrin e maternitetit Prishtinë, ka vrarë veten.

Ka qenë ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ai që e ka bërë të ditur vetëvrasjen e autorit, duke thënë se pas negocimit me policinë ai ka refuzuar të dorëzohet.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ministri i Brendsëm Xhelal Sveçla.

Hamide Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, ku priste të sillte në jetë fëmijën e saj, që gjithashtu nuk mundi të mbijetonte. 35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga gjykata.

/abcnews.al