Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vjet burg ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdarajt i ulet dënimi në 12 vite.

Në të djathtë babai i Klodianit, Qazim Rasha
Prokuroria kishte kërkuar dënim me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar.
Apeli rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e akuzës nga vrasje me dashje në vrasje për vetëmbrojtje
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e pati dënuar ish-policin me 10 vite burg për vrasjen e të riut, ndërkohë që familja e Klodian Rashës e kundërshtoi këtë vendim.

Nevaldo Hajdaraj para gjykatës