Vrau kolegun, arrestohet 41-vjeçari, Filip Shehu i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta

0
2

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Filip Shehu, i cili një ditë më parë goditi me thikë dhe vrau brenda ambienteve të lokalit ku punonin kolegun e tij Indrit Ismaillari 34 vjeç.

Policia njofton se Shehu ka qenë i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.

Ndaj Shehu rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Thika, e cila dyshohet se u përdor në krim u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv