Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin e tij, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën, dhe më pas e shantazhonte, ështe lene në ‘arrest shtëpie’
Ngjarja e rëndë u raportua në Volos në Greqi.
50-vjeçari Fatmir Tarellari qëlloi për vdekje 33-vjeçarin Erjon Pelivanin, pasi mori vesh se ky i fundit i ka përdhunuar vajzën.
Vajza që tashmë është 18-vjeç i tregoi të atit se 33-vjeçari ai e ka shantazhuar se nëse nuk i jepte para do t’i publikonte video dhe foto të përdhunimeve.
Ka qenë vetë 50-vjeçari që pasi ka marrë vesh këto të dhënave, i ka kërkuar bashkëshortes që të njoftojë 33-vjeçarin për ta ndihmuar, pasi kishte disa probleme në automjet.
Pasi u takuan, sipas mediave greke ata kanë debatuar dhe më pas 50-vjeçari e ka qëlluar për vdekje me armë, dhe më pas u dorëzua në polici.
/abcnews.al/