Vrau kushëririn me 6 plumba, 32-vjeçari pranon autorësinë: Krimi ndodhi për një arsye të fortë, do e tregoj një herë tjetër

0
2

E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati”

Kjo ka qenë dëshmia që ka dhënë para policisë 32-vjeçari Bertil Alliaj, i cili ka pranuar krimin.

Bertil Alliaj pasi qëlloi me 6 plumba në trup djalin e xhaxhait, u fsheh në një zonë të pyllëzuar. Arratisja e tij do të zgjaste vetëm 5 orë, ku më pas do të arrestohej nga policia e cila kishte vënë në dispozicion edhe dronët inteligjentë.

32-vjeçari cilësohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 3 të rinjve në vitin 2015.

Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 35 vite burgim në vitin 2016, pikërisht për këtë ngjarje të rëndë./vizionplus.tv