Vrau me sëpatë gruan e tij, ndërron jetë në spitalin e burgut Adem Tale

0
248

Ka ndërruar jetë në spitalin e burgit 80-vjeçari Adem Tale, i cili ishte i dënuar me 35 vite burg pasi vrau me sëpatë gruan e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 2018-ën.

Tale mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak. Ai ishte shtruar në spital pas problemeve shëndetësore, aty ku humbi edhe jetën.

Adem Tale vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit.