Vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas, mbetet në burg 39-vjeçari

0
47

“Arrest me burg “ ka vendosur gjykata e Fierit për Xhuliano Mihaj, autorin e vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Xhimi Bakaj të premten në mbrëmje në lagjen “11 janari “në Fier.

Mihaj ka pohuar në seancë se nuk ka pasur thikë me vete. 39-vjeçari ka thënë se mjetin prerës ia ka marrë viktimës, teksa janë përleshur me njëri-tjetrin.

Pikërisht për debate të herëpasherëshme e kërcënime që kam pasur nga viktima unë e kam denoncuar tre herë në policinë e Fierit. Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës”, ka pohuar ai në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues që kryesohej nga Vladimir Cjapi pasi ka dëgjuar akuzën por edhe mbrojtjen ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg “për 39-vjeçarin.