Në Francë, një 21-vjeçar u dënua me 18 vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij Shaina Hansye në vitin 2019 , një 15-vjeçare e cila ishte vetëm dhjetë ditë shtatzënë.
I riu, në atë kohë 17 vjeç , e kishte goditur të miturën dhjetë herë me thikë dhe më pas e kishte djegur të gjallë. Vrasja brutale u krye në Creil , në veri të vendit.
Avokati i familjes Hansye kishte kërkuar 30 vjet burgim , me heqjen e rrethanës lehtësuese të lidhur me të qenit i mitur. “Kjo nuk është drejtësi ,” tha babai i viktimës, Shakill Hansye.
“Nuk e kuptoj se si mund të vdesë një grua në Francë siç ishte në Afganistan, sepse vajza ime ishte grua”, tha babai i vajzës. “Shaina ishte në shënjestër të fëmijëve të tjerë myslimanë në qytet. Ajo donte të ishte e lirë dhe ata e vranë për këtë.”
Policia franceze e gjeti 15-vjeçaren të djegur brenda një shtëpie. Pas disa ditësh u arrestua 17-vjeçari, i cilësuar si autori i vetëm i mundshëm i krimit nga disa dëshmitarë.