Vrau në Itali në 1998, prangoset në Greqi shqiptari i shumë kërkuar

0
214

I kërkuar për një vrasje të kryer 22 vjet më parë në Romë, ai ishte vendosur në Larissa dhe u arrestua me një urdhri evropian të autoriteteve italiane të zbatimit të ligjit.

Ai është një  42-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje një burrë me origjinë Rumune në 1998 pas një zënke mes tyre. Sipas dokumenteve të prokurorisë italiane, personi i kërkuar kishte rrëmbyer një orë nga një bashkëqytetar i viktimës dhe kur ky i fundit e thirri atë për ta kthyer, atëherë shqiptari goditi mbi të duke e lënë të vdekur.

Një gjykatë italiane e dënoi shqiptarin në 2002 me 18 vjet burg. Pasi vuajti tre vjet të dënimit ai është larguar. Italianët tani janë duke kërkuar ekstradimin e tij për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Sot, ai pritet të transferohet në Prokurorinë e Apelit të Selanikut për të filluar procedurat e tij të ekstradimit për në Itali.

 

© SYRI.net