
Një krim i rëndë ka tronditur Italinë në orët e fundit.
50-vjeçari Germano Riccioni, u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e tij në Priverno, në provincën Latina.
Partnerja e tij Adele Coluzzi, 57 vjeç, u plagos rëndë dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ka alarmuar fqinjët e ciftit, të cilët kanë telefonuar policinë.
Sakaq dyshohet se autor është djali i 57-vjeçares, i cili u arrestua.
