Vrau pronarin e stallës për pagesën e qirasë, autori shpreh pendesë por gjykata e lë në burg

0
198

44-vjeçari, Vangjel Polovina,  i cili vrau disa ditë më parë me kallashnikov 41-vjeçarin Ajet Guneli, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjysësor Berat, për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ai ka hyrë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërsa seanca e masës së vlerësimit është zhvilluar pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi, i ka kërkuar gjykatës vlerësimim të ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

Ka qënë gjyqtari, Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.

44-vjeçari, Vangjes Polovina, akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Mëngjesin e së enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.

Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes, për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash),që autori i vrasjes ja kishte marrë me qira viktimës.

Dëshmia në polici

Për policinë, Polovina ka dhënë më herët variantin e tij të rrjedhës së konfliktit që përfundoi me breshëri kallashnikovi.

Ai pranon një pjesë të qirasë së prapambetur ia kishte likujduar me mish 41 vjeçarit.

Ndërsa një ditë para se të vriste qiradhënësin, thotë se ishte ai që e kishte kërcënuar me jetë.

Ditën e krimit, Vangjel Polovina  thotë se shkoi të takonte 41 vjeçarin Guneli me automatikun në makinë.

Por 44 vjeçari pretendon se Ajet Guneli nisi ta ofendonte dhe tentoi ta sulmojë me karrike në lokalin e fshatit Goraj.

Sipas ekspertizës, në vendngjarje u gjetën 27 gëzhoja, ndërsa Ajet Guneli ka marrë 20 plumba në trup të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

beratii