Vrau qiradhënësin, 22 vite burg për autorin! Mbrojtja: T’i bëhet test psikologjik! Gjykata e refuzon

0
62

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Lek Vuksanin autorin e vrasjes së Petrit Vuksanit ngjarja e ndodhur më 2 maj të një viti më parë.

Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34-vjeçarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.

Avokati mbrojtës ka kërkuar testin psikologjik për autorin e ngjarjes, por kjo nuk është pranuar nga gjyqtari i çështjes.

Petrit Vuksani ishte kthyer nga Anglia para një muaji, por gjeti vdekjen në banesën e tij. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë qiraja e shtëpisë që Petrit Vuksani ia kishte lënë të afërmit të tij, Lekë Vuksanit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15 në datën 2 maj 2023, në lagjen ‘Tom Kola’.