Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, Mhill Gegën I cili në shkurtin e këtij viti ka vrarë shokun e tij duke e përplasur me makinë. Ngjarja e cila u raportua si aksident në fillim, ka rezultuar se është një vrasje, për shkak të konflikteve mes dy miqve.
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës.
Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje.
Pasi shqyrtoj dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 3 e dënimit.
Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin pasur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe ditën e ngjarjes janë përplasur sërish.
Pas debateve, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip “Benz” dhe përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit.
Në deklarimet e tij vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka pasur konflikte me viktimën, por ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe ka goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta.
Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të marra rezultoi se ngjarja ishte e qëllimshme.
Mark Gjeta dhe Mhill Gega kishin punuar për disa kohë në të njëjtën ndërmarrje dhe kishin qenë shokë me njëri-tjetrin, por marrëdhëniet e tyre nisen të acarohen për motive tërësisht banale, pasi viktima e tallte dhe ofendonte autorin.