Gjykata e Lezhës ka kaluar me gjykim me themel të dosjes Penale ndaj 31-vjeçari Kristjan Cenaj, i akuzuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin. Cenaj dyshohet se e vrau shokun e tij për ti marrë një orë Rolex dhe një varëse floriri
31-vjeçari Kristjan Cenaj, i arrestuar për vrasjen dhe zhdukjen e 16 vjecarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, në Maj 2015 do të përballet në Gjykatë me akuzën e “Vjedhjes me pasoje vdekjen”.
Gjykata e Lezhës pas disa seancave paraprake ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj të riut nga Mamurrasi!
Prokuroria në dosjen hetimore thotë se ka arritur të provojë se 31 vjecari vrau Kristjan Cenaj vrau për ti marrë një orë “Rolex” dhe një varëse floriri mikun e tij Mariglen Gjonaj.
Krimi u zbardh rreth 4 muaj më parë, pas gjetjes së eshtrave të 16-vjeçarit në zonën e Fushë Kuqes.
Ekspertiza mjeko ligjore tregoi se Maringlen Gjonaj kishte humbur jetën si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë, dhe më pas u gropos në vendin ku u gjetën eshtrat!
Ora ROLEX dhe varësja e Floririt që ai mbante ditën kur u zhduk, nuk u gjetën!
Policisë dhe Prokurorisë së Lezhës iu deshën 7 vite hetime për provuar dyshimin e nënës së adoleshentit, pasi Kristjan Cenaj , ishte personi i fundit me të cilin ishte takuar i biri.
Autori i dyshuar ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, dhe u arrestua pas dasmës së të vëllait!
Prokuroria e provoi praninë e tij në vendin e krimit me anë të qelizave telefonike! Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj në vazhdimësi ka mohuar të jetë ai vrasësi i Maringlen Gjonaj!