Vrau shqiptarin 6 vite më parë në Gjermani, si ra në prangat e policisë 34-vjeçari i shpallur në kërkim

0
131

34-vjeçar Alidon Marqeshi është arrestuar në Tiranë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar i akuzuar për vrasje.

Sipas burimeve, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues Marqeshin, të cilit iu gjet një sasi e vogël me kokainë.

Por pas verifikimeve rezultoi se ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi 6 vite më parë ka vrarë me sende të forta një shqiptar.

Gjykata e UML, Gjermani ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.

Njoftimi i policise:

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 11.06.2023, rreth orës 20:40, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Shtetasi A. M., në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me shtetasin shqiptar  Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejs