Një 23-vjeçare gjermano-irakiane akuzohet për vrasje, pasi dyshohet se kërkoi një vajzë të ngjashme me veten në Instagram dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj.
Mediat e huaja shkruajnë se 23 vjeçarja e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima, pasi gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një “Mercedes” të parkuar në Ingolstadt, Gjermani, por kishin qenë disa familjarë të saj që kishin identifikuar trupin dhe kishin ngritur pikëpyetje në lidhje me identitetin.
Sipas një raporti autopsie të bërë viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane. Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme.
Prokurorët thanë se Shahraban Kh-B u akuzua gjithashtu se i kishte ofruar një burri, të identifikuar si A, 10,000 euro për të vrarë vëllain e burrit të saj. Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej 5,000 euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen.
Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje është akuzuar edhe një shqiptar nga Kosova Sheqir K, 24 vjeç i cili akuzohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Shahraban Kh-B dhe ka ndihmuar në vrasjen, gjithashtu do të dalë në gjyq.
24 vjeçari akuzohet gjithashtu për nxitje në vrasje, pasi i kishte dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast një shoku të burgosur që takoi në burg pas arrestimit dhe u përpoq ta bindte që t’i vriste ata, duke e siguruar se do ta paguante. I burgosuri e refuzoi ofertën.
Ndërkohë shqiptari I ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërkaq pritet që të dy të rinjtë të dalin në gjyq dhe të marrin vendimin në lidhje me këtë ngjarje.
Shahraban K dhe Sheqiri e morën atë nga nga shtëpia me një makinë dhe gjatë udhëtimit u ndalën në mal. E nxorën nga automjeti Khadidjan dhe e goditën prapa kokës duke e rrëzuar në tokë, “para se ta vrisnin me 56 goditje me thikë”./abcnews.al