Vrau të atin me sende të forta, del para Gjykatës së Fierit Mariglen Muhametaj

0
80

Ka mbërritur në gjykatën e Fierit 37-vjeçari Mariglen Muhametaj i cili pas një debati me të atin Qemal Muhametaj e ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Greshicë të Mallakastrës në oborrin e banesës dhe më pas autori i dyshuar i vrasjes është larguar në drejtim të paditur.

Gjatë marrjes në pyetje nga ekspertët e policisë së Mallakstrës 37-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë teksa ngjarjen e ka treguar me gjakftohtësi. Ai do përballet me togat e zeza nga do të merret masa e vlerësimit që parashikon ligji për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Seanca gjyqësore drejtohet nga prokuror Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha.