Vrau të vëllanë dhe kunatën për bindjet fetare, arrestohet biznesmeni Arsen Muskurti

0
338

Arsen Muskurti, një biznesmen i njohur në Tiranë, ka vrarë sot për shkak të bindjeve fetare vëllanë dhe kunatën.

Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe gruaja e tij, Nora.

Arsen Muskurti, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’, u vu në pranga pas disa orësh në arrati, shumë pranë zonën ku kreu vrasjen. Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë.

Konflikti mes 2 vëllezërve duke se ka nisur prej kohësh. Disa statuse në rrjetin social në facebook, ku autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shaheshin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.

“Ata po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte.