Vrau tre policë dhe plagosi një tjetër, gjendet i vdêkur autori 48-vjeçar

0
246

Personi i dyshuar për vrasjen e tre policëve në pjesën qendrore të Francës është gjendur i vdêkur. Ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është gjetur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Francës ku tre policë francezë u qëlluan për vdêkje nga një burrë pasi ata kishin shkuar në një shtëpi në një fshat të skajshëm pas thirrjes për dhunë kundër një gruaje.

Kryetari i një qyteze që ndodhet afër fshatit ku ndodhi sulmi tha se një grua që ndodhej brenda shtëpisë është në gjendje të mirë dhe e sigurt. Ai gjithashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të forcave speciale të policisë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, i dyshuari ishte person i moshës 48-vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Fax web