Vret veten autori i masakrës në Cetinjë. Ekzekutoi 10 persona, mes tyre 2 fëmijë duke hapur zjarr në një tavernë

0
2

Ka vdekur i dyshuari për krimin në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona, Aco Martinoviç.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, i cili tha se Martinoviç ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në spital, shkruan RTCG.

Martinoviç dyshohet se vrau së paku 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.

Img 6128

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë njoftuan se në luftë për jetën janë katër të plagosur.

 

 

(BalkanWeb)