19.4 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Vritet anëtari i bandës së Durrësit, i njohur si “Mond Çekiçi”

Vritet anëtari i bandës së Durrësit, i njohur si “Mond Çekiçi”

0
184

Vritet me armë zjarri Edmond Koçi, anëtar i bandës së Durrësit, i njohur si “Mond Çekiçi”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se është vrarë në makinë e tij.

Persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës makine duke e lënë të vdekur Koçin.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje bëhet me dije se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.

“Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

“Mond Çekiçi” konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, si një person pjesë e një grupi  kriminal në Durrës.

Gjithashtu ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë, duke u dënuar edhe me 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje.

Tags