Vritet me armë zjarri babai i 5 fëmijëve, Mark Ademi u qëllua nga kushëriri i tij pas…

0
531

Mark Ademi është i riu i cili u qëllua me armë zjarri pas një përleshjeje. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në fshatin Zllakuqan të Klinës.

I ndjeri ishte baba i pesë fëmijëve, të cilët mbetën jetimë pas ngjarjes së rëndë. I dyshuar për këtë ngjarje është Anton Ndrecaj.

Ai dyshohet se qëlloi mbi Ademin pas një përleshje për motive ende të paqarta.

Viktima dhe autori janë kushërinj mes tyre, dhe vrasja ishte paraprirë nga një debat i fortë që ata kishin pasur në ambientet e një lokali.