Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Shkodrën. Gazetari i A2 CNN raporton se një i mitur i cili u plagos fillimisht me thikë ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është 15-vjeçari Emiljano Gjoni, ndërsa autori nuk është identifikuar ende. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.