Vritet me thikë një person.

0
267

Një vrasje raportohet se ka ndodhur në fshatin Rembec të Maliqit.

Viktima, i identifikuar si Nesti Kusari, rreth 60-vjeç, mësohet se është goditur me thikë.Ai është dërguar me urgjencë në spital por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë,duke ndërruar jetë.

Autori i krimit është identifikuar si Velo Azisllari.

Të dy ishin fermerë, merren me bagëti.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.