Vritet një 26 vjeçare, të afërmit e saj e deklarojnë si krim pasioni

0
226

Studentja e drejtësisë Maira Zulfiqar e kthyer dy javë më parë nga Britania, për të punuar në degën në Pakistan të kompanisë ligjore Duncan Blackett është gjetur e vrarë në apartamentin me qera ku jetonte.

Dy burra kanë hyrë fshehurazi në apartamentin ku ajo jetonte dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

Autopsia e bërë nga mjekët, tregoi që vajza ishte mbytur dhe qëlluar me armë, ndërsa në trup kishte shenja prerje. Në dokumentet ligjore të depozituara nga xhaxhai i të ndjerës thuhet se dy burrat ishin të njohur të vajzës dhe po tentonin ta bindnin të pranonte martesën me një prej tyre, por ajo i kishte refuzuar të dy.

Në dokumente thuhet se vajza kishte vizituar shtëpinë e xhaxhait disa ditë para tragjedisë dhe e kishte vënë në dijeni se dy burrat e përndiqnin dhe e kërcënonin.
Një zyrtar i policisë së Lahore tha se gruaja kishte një plagë plumbi në shpatull, por shkaku i saktë i vdekjes nuk është përcaktuar nëse ishte nga plumbi apo mbytja në fyt.

Aktualisht ka dy të dyshuar për ngjarjen e rëndë por nuk janë ndaluar ende nga policia, e cila thotë se hetimet vazhdojnë.