Vritet një shqiptar 33-vjeçar në Greqi nga kunati/ Prej vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e tij

0
185

Një krim ka ndodhur në Volos të Greqisë me viktimë një 33-vjeçar nga Shqipëria dhe autor një bashkatdhetar 50-vjeçar.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm – ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa për viktimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.