Vritet shqiptari në Ekuador, ekzekutohet me mbi 20 plumba në mes të restorantit, trupi i viktimës qëndron i shtrirë në tokë (EMRI)

0
237

Ergys Dashi është 34 vjeçari shqiptar i cili u ekzekutua brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ecuador. Sipas policisë atje 34 vjecari dyshohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Atentati ndodhi një natë më parë ku viktima ishte ulur në një restorant, (rreth orës 19:00) 2 persona njëri prej tyre me një buqetë në lule u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje mbi shqiptarin.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9×19, sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.
Fillimisht nuk dihej identiteti i viktimës, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti dhe origjina e tij. Gjatë atentatit të dhunshëm u plagos një e re e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte e ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shtetasi i huaj.