Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Peruxhia të Italisë, ku një 23-vjeçar shqiptar u vra në parkingun e Universitetit.
Hekuran Cumani u qëllua për vdekje me thikë rreth orës 4:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.
Mediat italiane rapoortojnë se prokuroria po heton vrasjen, teksa dyshimet e para janë se krimi ishte rezultat i një grindjeje,
I riu u qëllua me thikë në gjoks, ndërsa autori është ende në arrati dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.
Nga hetimet fillestare është zbuluar se Cumani ishte përleshur me disa persona gjatë orëve të para të së shtunës në një klub pranë universitetit.
Ngjarja ka tronditur thellë qytetin dhe komunitetin shqiptar në Itali.
Kryetari i bashkisë, këshilli bashkiak dhe Këshilli Bashkiak i Peruxhias shprehin hidhërimin e tyre për vdekjen e të riut dhe kanë shprehur mbështetjen për familjen dhe miqtë.
“Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që prek thellësisht komunitetin tonë”, shkruajnë institucionet në një deklaratë të përbashkët.