Vritet shqiptarja në Itali, bashkëjetuesi që e kishte prezantuar si ‘vëlla’ mbetet i plagosur

0
91

Një 38-vjeçare shqiptare, e cila u identifikua nga autoritetet italiane si Anila Ruci, është gjetur e vdekur në shtëpi. Ndërsa bashkëjetuesi i saj, Osman Bilyhu, 38 vjeç mbeti i plagosur.

Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole, Pavia.

Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur. Dëshmia e të mbijetuarit që po merr trajtim në spital do të jetë vendimtare për të zbuluar detajet.

Gruaja shqiptare ishte zhvendosur në Scaldasole rreth një vit më parë dhe banonte në shtëpinë në via Piave , ku ishte marrë me qira.

Disa kalimtarë kujtojnë se e kishin parë disa herë duke shëtitur qenin, por ajo ishte shumë e rezervuar, duke shkëmbyer fare pak biseda me ta.