Vrrum vrrum”/ Me shpejtësi marramendëse në autostradë, çifti i njohur Hati dhe Jashari gjobiten dhe u sekuestrohet “bisha” luksoze

0
74

Policia ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë tej masave të lejuara Hatixhe dhe Jashar Stojkun.

Masat janë marrë pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga Hatixhe, ku tregon se ecën tej normave, e po ashtu ku shfaqet duke i kërkuar bashkëshortit që të shtojë shpejtësinë. Policia ka gjobitur çiftin ndërsa po ashtu është bërë dhe sekuestrimi i mjetit luksoz Porsche”

Hati dhe Jashari njihen në rrjetet sociale si çifti i pasur që reklamon jetën e tyre të luksit.

“Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video”, njofton policia.

 

Top Channel