Vr*sja e një pulëbardhe çon pas hekurave bosin e drogës në Itali, i gjenden rreth 1 mln euro cash

0
31

Pesëmbëdhjetë persona në Capri, që besohet se i përkasin dy grupeve të ndryshme kriminale që operonin në trafikun ndërkombëtar të drogës, u arrestuan nga Guardia di Finanza.

Por arsyeja që ka çuar në zbulimin e dy rrjeteve të narkotrafikut është sa për të qeshur edhe serioze. Sipas mediave italiane, të dyshuarin si “koka” e dy grupeve, Alessandro Corrado, ra pre e hetimeve të policisë pasi në verën e vitit 2021 vrau një pulëbardhë duke e goditur me gurë pasi shpendi i kishte vjedhur një sanduiç.

Video e momentit kur Corrado vret pulëbardhën bënë jehonë në mediat sociale dhe ishin vendimtare për arrestimin e tij. Videot i dhanë mundësinë Guardia di Finanzas që të lokalizonin Corradon.

Operacioni, nën drejtimin e DDA së Napolit dhe prokurorëve Ida Teresi dhe Alessandra Converso çoi në arrestimin e 15 individëve që vepronin në kryeqytetin e Campania-s dhe rrethinat e tij.

Shtatë prej tyre u kapën në flagrancë me pothuajse një kuintal drogë (kokainë dhe hashash), një pistoletë me numrin serial të fshirë, dy karikatorë, 33 gëzhoja dhe mbi 820 mijë euro cash.

Një nga korrierët mbante marrëdhënie me shoqatën nëpërmjet telefonave të futur në burg. Po ashtu policia sekuestroi një lokal dhe një piceri nga frontistët pa precedentë penalë.

Duket se i dyshuari kryesor ka mbajtur takime me bashkëpunëtorët e grupeve dhe me klientët që synonin të blinin drogë brenda ambienteve të këtyre lokaleve. Sekuestro u vendos edhe për një Jeep Renegade, një Smart dhe një skuter Honda SH150 të të dyshuarit kryesor.

Njëri nga dy grupet e tregtonte lëndën narkotike në tregjet klandestine përmes korrierëve dhe automjeteve me xhepa të fshehur, ndërsa grupi tjetër ishte një satelit i bërthamës kryesore. Këta të fundit trafikonin lëndën narkotike në qendrat kryesore të shpërndarjes së drogës në Napoli dhe në brendësi të saj.