Sipas raportimeve të fundit, mijëra njerëz në Bangladesh po sfidojnë kufizimet kombëtare të koronavirusit për të parë Rani, lopën xhuxhe 51 centimetra të lartë, që pretendohet si më e vogla në botë.
Këlyshi 23-muajsh është kthyer në një sensacion në internet teksa gazetat dhe rrjetet televizive i japin vëmendje kafshës së vogël bovine të lindur në fermën pranë Dhaka.
Rani është 66 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 26 kilogramë por pronarët e saj thonë se është 10 centimetra më e shkurtër se lopa më e vogël në rekordet Guinness.
Vendi ka vendosur aktualisht kufizime të transportit prej infektimeve me koronavirus por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të vërshojnë në fermën e fshatit Charigram, pranë Dhaka.
Autoritet në Bangladesh raportuan sot 11,525 raste të reja me Covid, një nga më të lartat që prej nisjes së pandemisë.
India fqinje gjithashtu është përfshirë nga vala e dytë e koronavirusit, ku janë infektuar më shumë se 30 milionë njerëz.
Nuk kam parë asgjë të tillë në jetën time”, tha vizitorja Rina Begum, e cila erdhi nga një qytezë fqinje për të parë lopën xhuxhe.
M.A. Hasan Hoëlader, kreu i fermës Shikor Agro, përdorte një metër për të treguar se Rani kalon rivalen më të afërt Manikyam, një lopë me nanizëm nga fshati indian Kerala, që mban aktualisht rekordin botëror.
“Njerëzit vijnë nga distanca të largëta për të parë dhe bërë foto me Rani,” tha Hoëlader duke shtuar se rekordet Guinness kanë premtuar të marrin një vendim së shpejti.
(E.H/Faxweb.al)