Eldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një dënim për në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas burimeve të gazetarit Elton Qyno, i kërkuari nga drejtësia Italiane, për trafik droge dhe njeriu i ndyshuar për një ngjarje kriminale në Shqipëri, ka përfunduar dënimin në shtetin islamik.
Mësohet se Dizdari fillimisht u ndalua pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritet italiane, si njëri nga anëtarët e tjerë të grupit shqiptar “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Por teksa, Dizdari mbahej në burg mësohet se atij dy vite më parë i është komunikuar një tjetër urdhër ndalimi, këtë herë nga vetë drejtësia e Dubait. Pasi dyshohej se përmes veprimeve korruptive tek gardianët, kishte arritur të fuste brenda në qeli, një aparat telefonik.
Për këtë krim, Eldi Dizdari u gjykua dhe dënua nga shteti Islamik. Ndërsa pak kohë më parë shqiptari i skeduar në veprimtarinë e trafikut të kokainës dhe në masakrën e ish-bllokut të 4 Tetorit 2018, ku u përfshinë edhe Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.
Tashmë Dizdari ka përfunduar dënimin dhe liruar nga burgu. Tashmë ngelet e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga gjykata.