Vuçiç: Do eksportojmë 30 mijë tonë dhe një sasi misri në Shqipëri

0
131

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qeveria serbe do të bëjë përjashtim për eksportimin e 30 mijë tonë grurë për Shqipërinë dhe një sasi të vogël misri.

“Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, tha Vuçiç

“Qumështi pluhur është shumë i kërkuar sot, do të kërkojmë edhe vaj palme. E shohim që ka mungesë të madhe në botë, do të flasim me Indonezinë kudo që të dërgojnë sasitë e para në Evropë dhe Turqi, që ne të marrim pjesën tonë që të kemi gjithçka që na nevojitet” shtroi Vuçiç në Radio Televizionin e Vojvodinës.

“Po diskutojmë importin e naftës nga Lindja e Mesme nëpërmjet portit të Durrësit” kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiq theksoi se tashmë ishte në bisedime me partnerë nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia, si dhe për dërgimin e saj në vendin e tyre përmes portit shqiptar të Durrësit.

Vuçiç tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën, gjegjësisht nëse Serbia do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse.

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkojmë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi bote dhe automjete, një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë.

Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se nesër Qeveria do të bëjë përjashtim nga vendimi, në mënyrë që 31 mijë tonë grurë, sipas marrëveshjes së mëparshme, të dërgohen në Shqipëri./abcnews.al/