Vuçiç: Unë jam presidenti më budalla në botë

0
103
FILE PHOTO: Serbian President Aleksandar Vucic attends a joint news conference with Hungarian Prime Minister Viktor Orban and Austrian Chancellor Karl Nehammer (both not pictured), in Budapest, Hungary October 3, 2022. REUTERS/Bernadett Szabo/File Photo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se i vjen keq që ka marrë vendimin që Serbia të braktisë minierat e litiumit dhe se për shkak të kësaj ai “ndihet si presidenti më budalla në botë”. Duke komentuar protestat e organizuara nga aktivistët ekologjikë jashtë ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në Beograd, Vuçiç i tha Pink TV se vendimin nuk e ka marrë qeveria, por ai personalisht.

“Nuk e kuptoj pse protestuan para qeverisë. Kur të protestojnë duhet të protestojnë para presidencës dhe unë do t’u drejtohem dhe do t’u them me mirësjellje se janë ata që po shkatërrojnë vendin. Çmimi i litiumit sot është 82,500 dollarë për ton dhe rezervat tona të litiumit kapin vlerën e 100 miliardë”, vuri në dukje ai, duke shtuar se qyteti i Loznicës do të përfitonte 5 miliardë euro nga minierat e litiumit, por se qytetarët besonin në teoritë e konspiracionit dhe se udhëheqësit e protestës “u shpërblyen nga fondacionet e huaja”.

“Udhëheqësit i morën paratë dhe e shkatërruan vendin bashkë me ne që ishim budallenj dhe naivë për të pranuar këtë paturpësi dhe këtë “forcë” që mendonte se mund të bënte gjithçka dhe më vjen keq për këtë”, tha presidenti serb./Abcnews.al/