“Vuloset” regjistri elektronik për të huajt në Shqipëri, të dhënat dhe si do përdoret

0
168

Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt që vijnë në Shqipëri. Në një vendim të publikuar sot nga qeveria është prezantuar ngritja, përbërja, funksionimi dhe administrimi i regjistrit elektronik për të huajt.

Vendim  për ngritjen dhe funksionimin e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt në republikën e Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 137, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave v e n d o s i: I. NGRITJA, PËRBËRJA, FUNKSIONIMI DHE ADMINISTRIMI I REGJISTRIT ELEKTRONIK KOMBËTAR PËR TË HUAJT

  1. Regjistri Elektronik Kombëtar për të Huajt (në vijim, REKH) është një bazë të dhënash shtetërore, që përmban të dhëna për të huajt, të cilët hyjnë ose synojnë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim qëndrimin, kalimin transit, punësimin, studimin, si dhe daljen nga Republika e Shqipërisë.
  2. Administrimi i të dhënave të regjistrit bëhet nga struktura përgjegjëse për menaxhimin e informacionit e mbrojtjen e të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Administrimi teknik i infrastrukturës hardëare dhe softëare të sistemit bëhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
  3. Autoritetet përgjegjëse shtetërore për trajtimin e të huajve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, mbledhin, administrojnë, hedhin e përditësojnë të dhënat personale për të huajt në këtë regjistër.
  4. REKH-i përmban të dhëna personale për shtetasit e huaj, që:
  5. a) janë pajisur me vizë për të hyrë, për të qëndruar ose për të kaluar transit në Republikën e Shqipërisë;
    b) janë
  6. janë pajisur me leje qëndrimi për një periudhë të përkohshme ose të përhershme, sipas kritereve dhe llojeve të përcaktuara në ligj;
    c) janë pajisur me leje unike (qëndrim e punësim) në Republikën e Shqipërisë, sipas motivit përkatës të lejes së parashikuar ligj;
    ç) rezultojnë me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  7. Ky regjistër elektronik përbëhet nga 5 (pesë) module kryesore:
  8. a) Moduli i kontrollit kufitar, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin;
    b) Moduli i vizave, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
    c) Moduli i lejeve unike dhe i lejeve të qëndrimit, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive;
    ç) Moduli i trajtimit të të huajve me qëndrim të parregullt në territor, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit;
    d) Moduli i dokumenteve të identifikimit e të udhëtimit për të huajt, i cili përmban kopjet e këtyre dokumenteve, të përdorura nga i huaji për hyrjen në Republikën e Shqipërisë dhe identifikimin e tij.
  9. Struktura informatike e ruajtjes së të dhënave të REKH-it është subjekt i ndryshimeve të mëvonshme, për qëllime mirëmbajtjeje, përmirësimi, të cilat nuk prekin integritetin e të dhënave dhe kanë pjesë të tyre të gjitha modulet e përmendura më lart.
  10. REKH-i përmban të dhëna dhe siguron statistika e raporte për çdo modul, sipas nevojave dhe të kërkesave të secilit kontrollues moduli të përcaktuar në pikën 5, të këtij kreu.
  11. Të dhënat që përmban REKH-i ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:
  12. a) Të dhënat parësore janë:
  13. numri unik i identifikimit të të huajit;