WhatsApp sjell një tjetër risi

0
272

WhatsApp ka lançuar shërbimin e pagesave dixhitale në Brazil, pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim.

WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.

Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë.

Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se lançimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook.

Image

“Për shkak se pagesa në WhatsApp mundësohet nga Facebook Pay, në të ardhmen duam të bëjmë të mundur që njerëzit dhe bizneset të përdorin të njëjtën kartë informacioni në familjen e aplikacioneve të Facebook.”

Ndërsa pagesa nga personi në person do të jetë falas, bizneset e vogla do të duhet të paguajnë një “tarifë përpunimi për të marrë pagesa të klientit”, thuhet në blog.

WhatsApp ka 120 milion përdorues në Brazil, duke e bërë tregun e dytë më të madh pas Indisë.

Kompania tashmë ka paralajmëruar shërbimin e pagesave në Indi, ku ka 400 milion përdorues.

Image

Në prill, Facebook njoftoi se kishte blerë një aksion prej 10% në grupin indian të telekomit “Reliance Jio” për 5.7bilion $ (4.5bn).

Kjo marrëveshje i jep Facebook një aleat të fuqishëm, Mukesh Ambani, i cili është njeriu më i pasur i Azisë.

Të dyja kompanitë planifikojnë të përqëndrohen në një partneritet me platformën e sapo lëshuar të tregtisë elektronike “Jio JioMart”.

Firmat do të përdorin lidhjen për të zgjeruar shërbimin e pagesave dixhitale të “Gojek”, “GoPay”.

Facebook bleu WhatsApp për rreth 20 bilion dollarë në 2014. Në shkurt shërbimi i mesazheve tha që kishte më shumë se 2 miliard përdorues në të gjithë botën./Class/