Menaxheri i Dua Lipës, Ben Mawson ka dhënë një lajm fantastik për fansat e këngëtares.
Teksa fliste për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”, Mawson tregoi se Dua ishte ndikuar shumë nga albumi “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna dhe se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price.
Menaxheri u pyet nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, ndërsa ai rrëfeu se kur e ka takuar në fillim këngëtaren shqiptare, ajo i ka treguar se aspironte të bëhej si Madonna.
Mawson tregoi për një bashkëpunim të mundshëm mes Duas dhe Madonna-s që nëse do të ndodhte, do të thyente rrjetin.
“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i muzikës pop dhe albumi është influencuar dukshëm nga Madonna. Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë.”- ka treguar ai.
Nëse Madonna do të pranonte me siguri që ky do të ishte një super bashkëpunim.
Jemi në pritje!!
realnews