Tayna, është sot padyshim një nga emrat më të njohur e të suksesshëm në industrinë̈ e muzikës shqiptare.
Pikërisht “Columbiana” ishte projekti që e vulosi suksesin e reperes shqiptare.
Burime për Gazetën Express zbulojnë se Tayna ka nënshkruar kontratë me Sony Music label Epic Records, dhe kënga e re me titull, “Bass”, do të publikohet këtë të diel.
Lajmi është konfirmuar nga Rinor Hykolli, menaxher i reperes.
“Jam shumë e lumtur të bashkëpunoj me Sony Music. Pas shumë diskutimeve të vazhdueshme, ne kemi arritur në një marrëveshje që të bëjmë një hap të madh. Kështu, unë do vazhdoj të zhvillohem artistikisht dhe plotësisht të fokusohem në muzikë”, është shprehur Tayna.
REAL NEWS