E ardhmja e Ousmane Dembele është akoma pezull. Klubi i Barcelonës kërkon që lojtari të rinovojë kontratën me ta, sepse shikohet si pjesë e rëndësishme në formacionin e skuadrës se Xavi Hernandez.
Sulmuesi akoma nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë te blaugranat apo do të largohet në ndonjë skuadër tjetër,
Kjo situatë po mërzit stafin e katalanasve të cilët duan sa më shpejt të vendosë francezi aq më mirë.
Trajneri Xavi ka qenë i prerë në lidhje më këtë situatë, duke u shprehur se Dembele sa më shpejt të pranojë rinovimin ose në të kundërt do të largohet që në merkaton e janarit.
“Mesazhi është i qartë. Ousmane Dembele duhet të nënshkruajë një kontratë të re ose ne gjejmë një mënyrë për ta shitur atë në janar. Asnjë rrugë tjetër. Unë gjithashtu pyes veten pse agjenti po flet ashtu, nga ana tjetër, më thotë se dëshiron të qëndrojë. Nuk mund ta kuptoj. Nuk mendoj ta dërgoj në tribuna. Ai thotë se dëshiron të qëndrojë, por më pas nuk firmos”, ka theksuar tekniku spanjoll. /f.a/abcnews.al