Xhaçka i përgjigjet Putinit: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë

0
123

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur presidentit rus Vladimir Putin. Presidenti autokrat iu rikthye sërish retorikës së vjetër duke thënë se në Ukrainë luftojnë mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në një deklaratë, ministrja Xhaçka shprehet se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë, duke e cilësuar si gënjeshtër nga Moska. Xhaçka thekson se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët.

“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata ??❤️??”, thekson ministrja. g.v/abcnews.al