Xhamat e errët të autoveturave/ DPSHTRR miraton 22 946 leje në 4-mujorin e parë 2021

0
739
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton se ka miratuar 22 946 leje për përdorimin e xhamave të errët në autovetura, gjatë periudhës janar-prill 2021.
Sipas DPSHTRR-së, përdoruesit  e automjeteve për errësimin e xhamave të pasëm të automjeteve kanë kryer procedurat me materiale të homologuara nga prodhuesi dhe i kanë instaluar ato nga serviset e licencuara, konform dokumentacionit që vërteton garancinë origjinale.
“Janë 12,727 miratime për përdorimin e xhamave të errët në autovetura, ose 125 % më shumë se 4-mujori i parë i vitit të kaluar”, njoftoi DPSHTRR-ja, teksa thekson se “me rinisjen e shërbimit të kontrollit teknik, errësimi i xhamave do të jetë subjekt kontrolli”. /j.p/r.e/