Xhemi Shehu
Moderatorja e njohur Xhemi Shehu e ka konfirmuar se do të largohet nga Top Channel.
Xhemi i është përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale, kur e ka pyetur nëse lajmi është i vërtetë. ‘Po’, ka thënë Xhemi.
“Mëngjese të bukura me zemrën”, shkruan Arbana krahas fotos me Xhemin, ku ra në sy një koment që e pyeste moderatoren: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”
Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej me një “Po”.
Mirëpo ajo nuk ka dhënë përgjigje kur u pyet se në cilin ekran do ta shohim. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i rradhës për të.