Xheni Karaj me të dashurën në Kishën e Akil Panos: “Shkuam për të ndryshuar, mbetëm lezbike dhe gey”

0
142

Xheni Karaj, aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT ka ironizuar nëpërmjet një postimi në Facebook, pastorin Akil Pano.

Karaj ka marrë pjesë pasditen e djeshme në një meshë të pastor Akil Panos në Kishën ku ky i fundit predikon.

Por aktivistja ka vendosur të shkojë në Kishë bashkë me të dashurën e saj, Livian dhe disa aktivistë të tjerë.

Në postim e saj në Facebook ajo shkruan se shkuan me mendje të hapur se mos ndryshonin orientim duke dëgjuar pastor Akil PAanon,  mirëpo asgjë nuk ndodhi, pasi ata sërish mbetën lezbike dhe gay.

Xheni Karaj me të dashurën në Kishën e Akil Panos:

Ndër të tjera Karaj  nënvizon se nga pjesëmarrja e saj në meshë ajo kuptoi se sa shumë e do të dashurën e saj.

“Dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtëpinë e saj, se nuk ka asgjë të keqe  tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa“, shkruan Xheni.

Postimi i plotë:

Erdhëm me mëndjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lezbike e gej!

Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta degjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë.

Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot.

Duke qënë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa  kursim mbi krijesat e veta.

I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin.

Pramund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që  Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri.

Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falenderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtepinë e saj, se nuk ka asgjë të keqë tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa.

Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli permës Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë:

“Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’’!

‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje,

nuk krekoset’’,

‘‘Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk  dyshon për keq’’;

‘‘Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,

‘‘I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

‘‘Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë  dhe njohuria do të shfuqizohet’’,

‘‘Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra  burrë, i flaka gjërat fëminore’’.

‘‘Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja  nga këto është dashuria.”

Tani e ka radhën Akili ta lejojë Perëndine, ti flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë  në dukje, nuk krekoset.’’

AMEN!