Xhensila Myrtezaj publikon FOTOT “E NXEHTA” nga projekti me reperin, këngëtarja shpalos asetet!

0
3

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj i ka vënë flakën rrjetit me disa foto hot që ka publikuar nga prapaskenat e këngës më të re që ka lançuar në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Këngëtarja ka shpalosur asetet teksa ka nxjerrë në pah vithet dhe gjoksin e saj me një veshje mjaft ekstravagante

Në mesin e tyre Xhensila ka postuar edhe disa foto në pamje të parë intime me reperin Ledri.

Disa ditë më parë u përfol për një romancë të mundshme mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt.

Ky thashethem mori dhënë pasi sipas mediave Express, dyshja kanë nisur një romancë dhe dyshimet janë ngritur për shkak se janë parë së fundmi shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ledri Vula është parë në ambientet e disa prej lokaleve të Prishtinës me këngëtaren. Gjithashtu dyshja raportohet se janë takuar edhe në Prizren.

Teksa ka ndarë coverin e këngës së tyre më të re, Myrtezaj, e cila vetëm pak muaj më parë u nda nga baba i dy fëmijëve, aktori Bes Kallaku, ka hedhur poshtë aludime teksa shkruan: Disa flasin, në këndojmë,” duke bërë tag edhe reperin nga Kosova.